E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë në Ndroq, shoqërohen 4 persona
Flash

Të shtëna me armë në Ndroq, shoqërohen 4 persona

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e Ndroqit, në Tiranë. Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dyshohet se në ngjarje është përdorur armë gjahu.

Pas marrjes së njoftimit, forcat e Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë mbërritur në zonë dhe kanë nisur kontrollet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Në kuadër të veprimeve të para hetimore, policia ka shoqëruar katër persona. Bëhet fjalë për Sinan, Ramiz, Serxho dhe Dashamir Idrizi.

Sipas raportimeve paraprake, në momentin kur efektivët janë afruar pranë banesës, personat e dyshuar kanë hedhur armët. Gjatë kontrollit të zonës janë gjetur të paktën dy armë zjarri, të cilat janë sekuestruar dhe do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Njëri prej personave të shoqëruar, Sinan Idrizi, ishte arrestuar më herët pas një incidenti me grupin e xhirimit të “Ora News”, i cili kishte shkuar në zonë pas një denoncimi. Pas ngjarjes, gjykata kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.

Deri në këto momente nuk është bërë e qartë se kush ka qëlluar me armë dhe cili ka qenë motivi i të shtënave.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikimin e personit ose personave që kanë përdorur armët dhe përcaktimin e rolit të secilit prej katër personave të shoqëruar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.