E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I doli video +18 me Adi Hilë, këngëtarja: Ti s’di të ndalesh!
Lajme

I doli video +18 me Adi Hilë, këngëtarja: Ti s’di të ndalesh!

“Më the jam i divorcuar, do paguash”

Blerina Matraku: Nuk shoh dot babanë në sy, ika nga shtëpia

Blerina Matraku ka reaguar sërish publikisht pas publikimit të videove intime ku shfaqet me kompozitorin Adrian Hila, duke shprehur pendesë për situatën e krijuar dhe duke kërkuar falje për dhimbjen që, sipas saj, u është shkaktuar personave të përfshirë.

Në reagimin e saj të dytë përmes rrjeteve sociale, këngëtarja i drejtohet në mënyrë të veçantë Klaudia Hilës, bashkëshortes së Adrian Hilës, si dhe vajzave të tyre. Matraku shprehet se tashmë e kupton peshën e situatës dhe pranon përgjegjësinë për veprimet e saj.

Ajo thotë se është përballur me një periudhë të rëndë emocionale dhe se dhimbja që po përjeton ka arritur në një pikë ku, sipas saj, nuk di më si ta ndalë.

Në mesazhin e saj, artistja përmend edhe familjen e saj dhe shprehet se nuk arrin ta shohë të atin në sy, ndërsa tregon se është larguar nga shtëpia.

Matraku pretendon gjithashtu se në momentin kur nisi marrëdhënien me Adrian Hilën, kishte besuar deklaratat e tij se ishte i divorcuar. Në reagimin e saj ajo i drejtohet Hilës me tone të ashpra, duke shkruar ndër të tjera: “Më the jam i divorcuar, do paguash! Ti s’di të ndalesh.”

Këngëtarja pranon se disa prej deklaratave të saj të mëparshme mund të kenë qenë të ekzagjeruara dhe shprehet e penduar për fjalët që ka thënë gjatë kësaj periudhe.

Një pjesë e rëndësishme e reagimit i kushtohet Klaudias dhe vajzave të saj. Matraku kërkon falje për dhimbjen që mund t’u ketë shkaktuar, ndërsa shpreh keqardhje edhe për vuajtjen e nënës së saj dhe familjarëve të tjerë.

Ajo shkruan se është përballur me jetën dhe karrierën mes vështirësive dhe pa mbështetjen që do të kishte dëshiruar, duke theksuar se situata e fundit ka rënduar edhe më shumë gjendjen e saj.

Reagimi i ri vjen pak kohë pas deklaratës së parë publike të këngëtares, në të cilën ajo kërkoi që videot intime të mos vijonin të shpërndaheshin dhe apeloi për respektimin e privatësisë së saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.