Ç’po ndodh te GJKKO? Garda zbarkon me qen antieksploziv
Masa të shtuara sigurie janë konstatuar pranë ambienteve të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), ku Garda e Republikës ka kryer kontrolle të pajisjeve të mbërritura pranë godinës.
Në pamjet e siguruara nga Publik.al shihet një efektiv i Gardës duke kontrolluar me qen të trajnuar për zbulimin e lëndëve plasëse disa kuti dhe pajisje të vendosura pranë ambienteve të gjykatës.
Kontrolli me qen antieksploziv është pjesë e masave të sigurisë që aplikohen për të verifikuar pajisjet apo objektet që futen në ambiente të konsideruara me nivel të lartë sigurie.
Pamjet tregojnë efektivin teksa kalon qenin e shërbimit pranë kutive, ndërsa në sfond dallohet godina dhe rrethimi i ambienteve të gjykatës.
Nuk dihet nëse kontrollet lidhen me një seancë të caktuar gjyqësore apo me ndonjë informacion konkret për kërcënim, ndërsa nga pamjet nuk rezulton ndonjë incident apo problem i konstatuar gjatë kontrollit.
Publik.al sjell pamjet nga kontrollet e zhvilluara pranë GJKKO-së.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


