U përplas nga “Benz-i”, humb jetën i riu 18-vjeçar
Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Bulgarec, ku një 18-vjeçar ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45. Sipas informacionit paraprak të Policisë, një automjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin me iniciale L. S., ka përplasur këmbësorin F. M., rreth 18 vjeç.
I riu është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, por për shkak të plagëve të marra nga përplasja nuk ka mundur të mbijetojë.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërsa materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


