E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
15-vjeçari tërhiqet zvarrë në Elbasan, civili me pistoletë në brez
Flash

15-vjeçari tërhiqet zvarrë në Elbasan, civili me pistoletë në brez

Një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës së studentëve dhe gjimnazistëve në Elbasan, ku një 15-vjeçar është tërhequr zvarrë nga një efektiv policie dhe një person me veshje civile.

Pamjet e publikuara nga ngjarja tregojnë momentin kur dy personat e kapin të miturin dhe e tërheqin zvarrë. Në video, personi civil shfaqet me një armë në brez, që duket si pistoletë, ndërsa merr pjesë në ndërhyrjen ndaj 15-vjeçarit.

Gjatë momentit të shoqëruar me tensione, i mituri dëgjohet duke kërkuar ndihmë, ndërsa ndërhyrja është dokumentuar në pamjet që po qarkullojnë.

Ngjarja ka ndodhur në kuadër të protestës së zhvilluar në Elbasan, ku qindra studentë dhe gjimnazistë kanë bojkotuar mësimin për t’iu bashkuar tubimit.

Deri në këtë fazë, nuk ka të dhëna të plota mbi rrethanat që çuan në ndërhyrjen ndaj 15-vjeçarit, identitetin dhe funksionin e personit civil, si dhe arsyet e përdorimit të forcës ndaj të miturit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.