E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Momenti kur 6 policë dhunojnë barbarisht protestuesin
Lajme

Momenti kur 6 policë dhunojnë barbarisht protestuesin

Tensionet gjatë protestës së studentëve në Tiranë kanë vijuar edhe këtë ditë, me përplasje mes të rinjve dhe forcave të rendit në disa zona të qytetit.

Pamjet e mbërritura nga protesta tregojnë një moment të rëndë, ku një i ri ndiqet nga të paktën gjashtë efektivë policie. Gjatë ndjekjes, ai goditet disa herë me shkelma dhe shkopinj gome, derisa përfundon i shtrirë në tokë.

Pas goditjeve, efektivët e arrestojnë të riun dhe e largojnë nga vendi i ngjarjes.

Pamjet ngrenë pikëpyetje mbi mënyrën e ndërhyrjes së policisë ndaj protestuesit, ndërsa situata në kryeqytet vijon të jetë e tensionuar. Qytetarët dhe pjesëmarrësit në tubim janë shpërndarë në disa pika të Tiranës, ku janë raportuar përplasje të përsëritura.

Protesta e sotme është e treta radhazi e studentëve, ndërsa përshkallëzimi i situatës është shoqëruar me skena dhune dhe ndërhyrje të forcave të rendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.