E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Edhe “Tifozat Kuqezi” i bashkohen valës së protestave me studentët
Lajme

Edhe “Tifozat Kuqezi” i bashkohen valës së protestave me studentët

Grupi i tifozëve të Kombëtares shqiptare, “Tifozat Kuqezi”, ka shprehur mbështetjen për protestën që po zhvillohet në vend, duke u pozicionuar në krah të lëvizjes që ka përfshirë studentët dhe gjimnazistët.

Protesta ka hyrë në ditën e katërt, ndërsa pjesëmarrja e të rinjve vijon të jetë e konsiderueshme. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet largimi i kryeministrit Edi Rama, në një klimë pakënaqësie ndaj qeverisë.

Gjatë ditëve të fundit, tubimet në Tiranë janë shoqëruar edhe me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke e bërë situatën gjithnjë e më të tensionuar.

Mbështetja e “Tifozave Kuqezi” shënon një tjetër zhvillim në protestat që nisën nga kundërshtimi i të rinjve dhe që tashmë janë shoqëruar me kërkesa të drejtpërdrejta politike ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.