E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Revolta e studentëve, Bashkia Vlorë blindon dyert dhe dritaret
Lajme

Revolta e studentëve, Bashkia Vlorë blindon dyert dhe dritaret

Bashkia e Vlorës ka vendosur barriera metalike në dyert kryesore të godinës dhe në dritaret e katit të parë, duke forcuar masat e sigurisë pas protestave të zhvilluara gjatë dy ditëve të fundit në qytetin bregdetar.

Vendosja e hekurave vjen në një kohë kur studentët kanë vijuar marshimet e tyre në Vlorë, duke përfshirë në itinerarin e protestës edhe godinën e Bashkisë. Gjatë tubimeve, ata kanë kërkuar mbështetje për kauzën e tyre dhe kanë përcjellë kërkesat që kanë nxitur mobilizimin e tyre.

Përforcimi fizik i hyrjeve dhe dritareve të institucionit synon të krijojë një pengesë mbrojtëse në rast incidentesh të mundshme, ndërsa protestat studentore vijojnë të mbajnë të tensionuar situatën në qytet.

Mbetet për t’u parë nëse protestat do të vijojnë edhe në ditët në vijim dhe si do të reagojnë institucionet lokale ndaj kërkesave të studentëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.