Sulmohet Bashkia e Shkodrës, persona të maskuar i vënë flakën
Godina e Bashkisë së Shkodrës është bërë pasditen e së premtes objekt i një sulmi nga një grup të rinjsh të maskuar. Personat kanë qëlluar fillimisht me gurë në drejtim të institucionit dhe më pas kanë hedhur një bombë molotov, e cila ka shpërthyer pranë hyrjes kryesore të godinës.
Sipas informacioneve të raportuara për ngjarjen, sulmi është zhvilluar në dy momente, fillimisht me gurë dhe më pas me lëndë djegëse të hedhur në drejtim të ndërtesës së bashkisë. Nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e incidentit.
Pamjet filmike të momentit të sulmit janë publikuar në rrjetet sociale nga Fatjon Mani, kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër.
Deri më tani, nuk ka informacion zyrtar mbi identitetin e personave të përfshirë në ngjarje. Gjithashtu, mbeten të paqarta motivet e sulmit dhe rrethanat e plota në të cilat ai është kryer.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


