Tatimet në terren: nga abuzues të bizneseve në shpëtimtarë të tyre?!
Publikuar nga Andi Myrta
Qeveria dërgon 10 grupe tatimore në terren për të mbrojtur sipërmarrjen nga vandalizmi, ndërkohë që vetë administrata akuzohet se është një nga burimet kryesore të zemërimit dhe revoltës popullore.
Kryeminister, vetem fjalet “10 grupe tatimore ne terren” mjaftojne per te ngjallur zemerim dhe mosbesim te shume sipermarres.
Administrata tatimore si mbrojtëse e bizneseve
Së pari, mbi çfarë baze ligjore do të vlerësojnë inspektorët tatimorë dëmet nga vandalizmi? Ata janë inspektorë fiskalë, jo ekspertë të vlerësimit të dëmeve materiale.
Së dyti, kush garanton se kjo skemë nuk do të prodhojë abuzime, dëme të fryra dhe dëmshpërblime fiktive? Nuk mund t’ia varësh ujkut salcicet në qafë dhe të presësh që t’i ruajë!
Se dyti, kush garanton se kjo skeme nuk do te prodhoje abuzime, deme te fryra dhe demshperblime fiktive? Nuk mund t’ia varesh ujkut salcicet ne qafe dhe te presesh qe t’i ruaje!
Se treti, Kryeminister, ndergjegjesoji bizneset te sigurojne pronen e tyre! Sigurimi privat mund t’i mbroje nga vandalizmi, vjedhjet, zjarret dhe fatkeqesite natyrore. Mos krijo pritshmerine se cdo dem do te paguhet nga taksapaguesit!
Propozimi për një platformë denoncimi
Dhe nëse vërtet dëshiron t’u kthesh drejtësinë bizneseve, fillo nga shqyrtimi i gjobave abuzive dhe hakmarrëse të Tatimeve!
Propozimi për një platformë denoncimi
Hap nje dritare ne e-Albania me emrin “Padrejtesia ime”, ku sipermarresit te denoncojne korrupsionin, ryshfetin dhe abuzimet e administrates tatimore.
Largimi i drejtorit të Hetimit Tatimor nuk mjafton. Kjo administratë ka nevojë për reformim rrënjësor!
Sepse shteti nuk mund të pretendojë se po mbron bizneset nga vandalizmi, duke dërguar tek ato pikërisht administratën që akuzohet se ka abuzuar me to prej vitesh!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



