E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përshkallëzohet protesta, flakët përfshijnë autobotin e policisë
Lajme

Përshkallëzohet protesta, flakët përfshijnë autobotin e policisë

Situata pranë Kryeministrisë është përshkallëzuar ndjeshëm gjatë protestës së 17 tetorit, ku përplasjet mes demonstruesve dhe forcave të rendit kanë marrë një tjetër intensitet.

Gjatë incidenteve, nga turma janë hedhur shishe me lëndë djegëse në drejtim të një autoboti policie që po përdorte ujë me presion. Si pasojë, mjeti është përfshirë nga flakët, të cilat janë shuar pas ndërhyrjes së një autoboti tjetër që ndodhej pranë.

Pas incidentit, forcat e policisë kanë rrethuar mjetet e ujit me presion, duke shtuar masat e sigurisë në zonën përreth Kryeministrisë.

Policia kundërpërgjigjet me gaz lotsjellës dhe ujë me presion

Menjëherë pas hedhjes së shisheve me lëndë djegëse, efektivët kanë shtuar ndërhyrjet ndaj protestuesve, duke përdorur sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën dhe për të larguar demonstruesit nga perimetri i sigurisë.

Përplasjet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” shënojnë një tjetër moment të tensionuar në protestat që prej ditësh po zhvillohen në kryeqytet, ndërsa situata përpara godinës së qeverisë mbetet e tensionuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.