E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Momente alarmante në protestë, qytetari shembet në tokë pa ndjenja
Flash

Momente alarmante në protestë, qytetari shembet në tokë pa ndjenja

Një moment shqetësues është regjistruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku një qytetar është rrëzuar në asfalt gjatë përplasjeve mes protestuesve dhe policisë në Tiranë.

Qytetari është parë i shtrirë në tokë dhe, sipas pamjeve nga vendngjarja, nuk ka reaguar menjëherë. Pranë tij janë afruar qytetarë dhe gazetarë të pranishëm, të cilët janë përpjekur t’i japin ndihmën e parë.

Ngjarja është regjistruar në afërsi të Kryeministrisë, në një moment kur zona ishte mbushur me tym dhe gaz lotsjellës. Forcat e policisë po përdornin gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën, ndërsa situata në bulevard vijonte të ishte e tensionuar.

Pamjet tregojnë qytetarë që nxitojnë drejt personit të rrëzuar për ta ndihmuar, ndërkohë që përplasjet vazhdojnë në zonën përreth.

Deri në këto momente, nuk ka informacion të konfirmuar mbi identitetin e qytetarit, shkakun e saktë të rrëzimit apo gjendjen e tij shëndetësore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.