A ja vlen që për kolltukun e një autokrati po digjet Shqipëria!
A ia vlen gjithë kjo dhunë për kolltukun e bythës së një autokrati pa din e iman?! Pse duhet kaq dhunë që një hajdut me çizme të japë dorëheqjen? Pse duhet të masakrohen fëmijë, studentë dhe policë me njëri-tjetrin? Pse duhet të kthehemi vite pas, që të bëhemi gazi i botës?
Pse duhet luftë, kur gjërat janë shumë më të thjeshta? Për bythën e një hajvani që i mashtroi për vite qytetarët, pastaj vodhi dhe tani po i vë flakën vendit!
Nuk mund të fitojë askush nga dhuna. E kemi film të parë! Me siguri do të humbasim një kryeministër psikopat, por me shumë kosto për vendin, qytetarët dhe stabilitetin.
Sa më shpejt të vijë zgjidhja, do të jemi të fituar të gjithë: studentët, fermerët, policia, ushtria, socialistët, demokratët dhe biznesi.
Me ikjen e Ramës fitojnë të gjithë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



