E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia nuk është ‘milici private’ dhe Shqipëria nuk është prona jote
OP-ED

Policia nuk është ‘milici private’ dhe Shqipëria nuk është prona jote

Kush je ti që përcakton të drejtat e shkollimit dhe u vë taksa familjarëve që kanë studentët në protestë? Pushteti që ke vjedhur me bandat e Gysit dhe hajdutët nuk është mbi popullin!
Po “paramilitarëve” me hunj në duar brenda selisë së Partisë Socialiste do t’u japësh shpërblim 2500 euro?

Sa struktura të jashtëligjshme ke ngritur për të ushtruar dhunë në familjet e studentëve që protestojnë?
Për cilin shtet u tregon protestuesve, shtetin ordiner dhe rrugaç të bandave që të japin frymë dhe shpresë për kolltukun?!

A ka turp më të madh të barazosh brezin e ri që proteston me formimin dhe intelektin e deputetes Zegjine? Në fakt edhe ministrat dhe deputetët janë allaZegjine! Është e turpshme si u katandisën gojëkyçur plot djem e vajza socialistë të zotë dhe me integritet përballë teje! I tall, i telendis, i shan dhe në fund i detyron të të nënshtrohen si tuhafë përballë bythës së kolltukut tënd. I ke kthyer si bojaxhinjtë e Arjetës dhe Ron Yeffetit, por me një ndryshim: Ronit i jep 40 milionë euro paradhënie, ndërsa patronazhistët dhe paramilitarët me hunj i mban si skllevër me rroga dhe gjoba që vjelin me metodën KÇK.

Ndërsa njeriu më i urryer edhe nga të vetët, që e ka ngjitur fundshpinën me mastikë pas kolltukut me të korruptuarit, na tregon se vetëm ky na e paska aftësinë ta fusë Shqipërinë në Europën e “Marta Kosit”. Eurodeputetët do të jenë sheqerët me nipat e Sadri Abazit me hunj ose shtiza në dorë, pasi të kenë shpëtuar zyrat e Partisë Socialiste nga protestuesit e zemëruar me hajdutët dhe autokratin e 25 viteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.