E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thyhet dera e Gjykatës së Apelit dhe i vihet flaka godinës
Flash

Thyhet dera e Gjykatës së Apelit dhe i vihet flaka godinës

Protesta e të rinjve në Tiranë ka shënuar një tjetër episod të dhunshëm këtë të hënë, më 19 tetor, pasi një grup protestuesish kanë sulmuar Gjykatën e Apelit. Pas përplasjeve me policinë pranë Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Rrugës së Elbasanit, ku kanë goditur me gurë godinën e gjykatës dhe më pas kanë thyer hyrjen e saj.

Sipas informacioneve paraprake, protestuesit kanë arritur të shkatërrojnë derën e hekurt të institucionit dhe të hyjnë brenda, pavarësisht barrierave metalike të vendosura për të shtuar sigurinë. Gjatë incidentit, janë dëmtuar edhe këndi i njoftimeve, godina e rojës dhe hyrja e dedikuar për publikun.

Arrestime pas sulmit, lëndohet një efektiv policie

Pas përshkallëzimit të situatës, policia ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar disa të rinj. Gjatë përplasjeve është lënduar edhe një punonjës policie.

Ngjarja vjen pas tensioneve të regjistruara më herët gjatë protestës, kur efektivët larguan protestuesit nga zona pranë Ministrisë së Arsimit. Më pas, grupi u zhvendos drejt Gjykatës së Apelit, ku situata degradoi në përplasje dhe dëmtime të godinës.

Pas sulmit ndaj Gjykatës së Lartë, shënjestrohet edhe Apeli

Sulmi ndaj Gjykatës së Apelit vjen vetëm dy ditë pas incidentit në Gjykatën e Lartë, ku një pjesë e katit të parë të godinës u përfshi nga flakët.

Përsëritja e episodeve të dhunshme ndaj institucioneve të drejtësisë ka shtuar shqetësimet për sigurinë e godinave publike, ndërsa autoritetet po ndërhyjnë për të përballuar situatën dhe për të identifikuar personat e përfshirë në incidentet e fundit.

Rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësitë për dëmtimet e shkaktuara pritet të sqarohen nga hetimet.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.