Biznesmeni Pandeli Carapuli përfundon në SPAK
Biznesmeni i ndërtimit Pandeli Carapuli është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), në Tiranë.
Arsyet e paraqitjes së tij në institucionin e posaçëm nuk janë bërë ende publike. Deri në këto momente, nuk ka një njoftim zyrtar që të sqarojë nëse Carapuli është thirrur për t’u marrë në pyetje, në çfarë cilësie është paraqitur apo nëse prania e tij lidhet me një hetim konkret.
Pritet sqarim zyrtar nga SPAK
Mbetet për t’u parë nëse SPAK do të japë detaje të mëtejshme për këtë zhvillim. Deri në një sqarim zyrtar, rrethanat dhe qëllimi i paraqitjes së biznesmenit në Prokurorinë e Posaçme mbeten të paqarta.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



