E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Incident para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat
Lajme

Incident para Ministrisë së Arsimit, protestuesja humb ndjenjat

Një protestuese ka humbur ndjenjat gjatë tubimit të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku qytetarë, studentë dhe pedagogë janë mbledhur në ditën e tetë të protestave kundër qeverisë.

Sipas informacioneve paraprake, gruaja është ndier keq gjatë protestës. Deri në këto momente, nuk ka të dhëna të konfirmuara mbi gjendjen e saj shëndetësore apo shkaqet që çuan në këtë incident.

Protestat vazhdojnë me marshim drejt Ministrisë

Tubimi para Ministrisë së Arsimit vjen në vijim të protestave që kanë përfshirë Tiranën. Pjesëmarrësit kanë zhvendosur marshimin nga Kryeministria drejt këtij institucioni.

Protestuesit vijojnë të kërkojnë ndryshime politike dhe dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, pedagogë dhe qytetarë u janë bashkuar thirrjeve të tyre në mbështetje të protestës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.