E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SPAK i komunikon akuzën Igli Tares
Lajme

SPAK i komunikon akuzën Igli Tares

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar Igli Tares akuzën për pastrim parash, në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen “Balluku”. Dyshimet e hetuesve lidhen me një vilë në Palasë, e cila dyshohet se i përket Belinda Ballukut dhe se është mbajtur e fshehur.

Hetimet vijojnë edhe në drejtim të personave të tjerë që dyshohet se kanë pasur lidhje me çështjen. Sipas informacioneve të bëra publike, gjatë ditës së sotme pritet t’u komunikohen akuzat edhe disa biznesmenëve që kanë përfituar tenderë. Deri më tani, nuk janë bërë të ditur emrat e tyre dhe as veprat penale për të cilat dyshohen.

Pesë akuza për Belinda Ballukun, hetimet për 15 raste

Një ditë më parë, SPAK i komunikoi Belinda Ballukut pesë akuza që lidhen me 15 raste të dyshuara të shkeljeve ligjore. Sipas organit të akuzës, ndaj saj rëndojnë dyshime për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie në dy raste, si dhe për shkelje të barazisë në tenderë në nëntë raste.

Zhvillimet e fundit tregojnë se hetimi nuk kufizohet vetëm te ish-zv.kryeministrja, por po shtrihet edhe te persona të tjerë që mund të kenë lidhje me pronat e dyshuara dhe procedurat e prokurimit publik që po verifikohen nga hetuesit.

Dosja vijon të jetë nën hetim nga SPAK, ndërsa komunikimi i akuzave ndaj personave të përfshirë nuk përbën vendim fajësie. Përgjegjësia penale e secilit prej tyre do të përcaktohet nga organet e drejtësisë, në përputhje me procedurat ligjore.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.