Rrogëtarë deputetë, provoni të mos i fshiheni historisë!

Problemi është i thjeshtë. Sipas INSTAT, edhe me shifra të fryra, në shtëpinë tonë të madhe jetojnë rreth 200 mijë të rinj të moshës 14–25 vjeç. Policë për t’i rrahur me shkopinj janë rreth 13 mijë. Për sa kohë mund të zgjasë dialogu me dajak 2500 eurosh i mbretit me atlete? A ka vende në komisariate dhe burgje për kaq të rinj?
Kemi hyrë në kapitullin e marrëzisë kolektive, duke u bërë indiferentë ndaj dhunës shtetërore. Nëse dhunohet me pagesë 14-vjeçari, shumë shpejt do të vijë radha edhe për ty dhe për mua, për secilin prej nesh. Nuk ka vend në burg për të gjithë, ndaj mos i hapni më rrugë budallait që, pasi e vodhi, e shiti dhe e poshtëroi, tani po rreh adoleshentët me dajak. Dhuna pjell dhunë, qoftë me pagesë apo jo.
Edhe policët kanë familje dhe fëmijë në shkollë. Të paktën rreth 20 mijë të rinj janë bij e bija policësh. Edhe atyre u ka vjedhur banda e Gysit dhe miku për kokë i Ramës. Edhe ata mezi e shtyjnë muajin. Sëmuremi dhe shkojmë në të njëjtin spital. Kemi të njëjtët mësues dhe pedagogë.
Banda që na ka vjedhur është më e vogël. Hajdutët e koncesioneve, të PPP-ve dhe oligarkët që zotërojnë tregun janë shumë pak. Gazetarët dhe mediat e blera i dini të gjithë. Hajdutët e tenderëve janë pak. Hajdutët e ushtrisë janë pak: Yeffeti, Ard Veliu dhe Arjola. Prokurorët dhe gjykatësit ulen në të njëjtat lokale dhe blejnë bukë me miell serb si ne. Edhe patronazhistët pinë kafe dhe makiato bashkë me ne. Askush nuk është i tepërt në këtë vend. Nuk kemi rini për ta edukuar me dajak.
Mjaft më dhunë, kthehuni te arsyeja! Egërsia nuk zbutet me shkopinj. Ajo zbutet me rezistencën e studentëve, pedagogëve, mësuesve, mjekëve dhe gjyshërve tanë, dhe me një zgjidhje politike që duhet të dalë nga vendi ku i takon: nga Kuvendi.
Nesër, Kuvendi. A shkojnë dot deputetët si qytetarë të lirë pa policë dhe makina policie?
A e bëjnë dot një seancë të jashtëzakonshme, ku Zegjineja dhe stereotipi artificial Sara Mile të mos flisnin fare. Po kush të fliste nga 85 deputetët? Peleshi? Elisa? Braçe? Nuk flasin dot. Mbreti si pjerdh hiç!
Dihet filmi, do të shahen me libër shtëpie me krahun e deputetëve të Berishës, do të flasin nga dy minuta dy-tre deputetë të rinj. Kakofoni, dhe ne fund do të ndërhyjnë me shkop gardistët që zotërojnë Kuvendin e Zegjinesë.
Ndërsa kombi, studentët, rinia dhe të gjitha shtresat e shoqërisë do të prisnin një zgjidhje nga Kuvendi. Por mbreti i ekzekutivit është mbi të gjithë dhe ka punësuar presidentin Bajram, deputetët ushtarë dhe kreun e gardës me gardistët që e mbrojnë në sallën e Kuvendit. Sali Berisha ka të punësuarit e krahut tjetër.
Dhe këtu mbreti, që u ngrit edhe sot ne mëngjes, ndan ca letra me karrige te zeza, bëri videon dhe ikën në shtëpi, duke ndjekur sa të rinj e të reja do të zhdëpën në dajak sot. Këtu prishet edhe ekuacioni që deputetët duhet t’i jepnin zgjidhje duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për një zgjidhje para popullit shqiptar dhe botës që na vështron si po shkërmoqet shteti prej letre i Ergys Agasit dhe ku po katandiset Shqipëria.
Po të kishte deputetë normalë në këtë Kuvend, dhe jo ushtarë fanatikë të mbretit dhe të legjendarit, nesër do të duhej t’i dilnin zot vendit, sidomos ata deputetë të përgjegjshëm nga të gjitha krahët që nuk kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për krizën e rëndë që po kalon vendi sot.
Fatkeqësisht, reparti ushtarak i 85 deputetëve të Ramës nuk do të na japë zgjidhje politike kushtetuese që siguron funksionimin normal të shtetit dhe të demokracisë dhe realizimin e vullnetit qytetar. Mbreti me atlete nuk e kupton krizën ku është zhytur. Kriza nuk zgjidhet me dhunë, as me dajak 2500 eurosh.
140 deputetë, që kanë detyrimin, të paktën teorikisht, përpara kombit dhe historisë për t’i dhënë një zgjidhje civile krizës, do të jenë korrektë me urdhrat e mbretit. Mbreti me atlete do vetëm monolog dhe dajak. Dilni nga rreshti i kazermës politike, edhe pse qytetarët e kanë humbur besimin te ju, madje ju urrejnë. Është në dorën tuaj të mos e humbni shansin e fundit që ju jep historia, jo vetëm për ju personalisht, por për Shqipërinë, së cilës i detyrohemi të gjithë.
Sepse, ah, sa pak kemi ngelur! Kemi aq pak mësues e pedagogë, dhe të rinj që po i shqepim me dajak me taksat tona adoleshentët, studentër madje dhe gazetarët e huaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



