E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Revolta e Studentëve, “Shkodra Elektronike”: Këta të rinj e çojnë Shqipërinë në Evropë
Lajme

Revolta e Studentëve, “Shkodra Elektronike”: Këta të rinj e çojnë Shqipërinë në Evropë

Kolë Laca në krah të studentëve: Pa dorëheqjen e Ramës nuk tërhiqemi

Muzikanti Kolë Laca, pjesë e grupit “Shkodra Elektronike”, ka shprehur publikisht mbështetjen për protestën e studentëve kundër qeverisë së Edi Ramës, duke vlerësuar guximin dhe mënyrën se si të rinjtë po artikulojnë kërkesat e tyre.

Përmes një videomesazhi të publikuar në rrjetet sociale, Laca u është bashkuar zërave që mbështesin protestuesit, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Ai u bëri thirrje qytetarëve të tregojnë solidaritet me studentët dhe theksoi se shembulli i tyre duhet të tërheqë vëmendjen edhe në Evropë.

Duke iu referuar një interviste të një studenti për News24, muzikanti vlerësoi aftësinë e të rinjve për të shprehur qëndrimet e tyre, si dhe vendosmërinë për të vijuar protestën pavarësisht situatës së krijuar gjatë tubimeve.

“Pa dorëheqjen e kryeministrit ne nuk tërhiqemi”, u shpreh Laca, duke përcjellë mesazhin e protestuesve dhe duke vënë theksin te kërkesa e tyre politike.

Ai ngriti gjithashtu shqetësimin për përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit nga policia gjatë protestave, duke thënë se kjo situatë mund ta vështirësojë pjesëmarrjen e qytetarëve, por se të rinjtë kanë treguar vendosmëri për të mos u tërhequr.

“Është një protestë në Shqipëri që, sinqerisht, nuk më vjen me thënë se kush e çon Shqipërinë në Evropë. Evropa duhet me ardhur këtu e me mësuar prej nesh”, deklaroi muzikanti.

Mesazhi i Kolë Lacës vjen në ditën e nëntë të protestës studentore, e cila është mbështetur edhe nga pedagogë që kanë nisur bojkotin e mësimdhënies në universitetet publike. Protestuesit vijojnë të kërkojnë largimin e Ramës, ndërsa refuzimi i ftesës së tij për dialog ka shënuar një tjetër zhvillim në përplasjen mes studentëve dhe qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.