E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Frakturat që la pas
Lajme

Frakturat që la pas

Publikuar nga Ergis Noka

Nuk ka dyshim se Edi Rama është në ditët e fundit të pushtetit. Është sidoqoftë një ikje e vonuar. Ai arriti ta mbante karrigen dhe ta ruante status quo-në me propagandë, me korrupsion, me lobing.

Pas 13 vitesh u zgjua nga iluzioni i sundimtarit dhe kuptoi se njerëzit jo vetëm nuk e duan siç ai mendonte, por e urrejnë. Kjo e futi në një kurs totalisht irracional dhe lunatik.

Qindra protestues kanë provuar në trup inatin e tij. Thyerje kockash, hematoma, asfiksi, trauma, heqje lirie, represion, përndjekje, gjithçka që skalionet e forcës kanë mundur të ushtrojnë mbi të rinjtë në Tiranë.

Ai po luan me tezën e tokës së djegur: pas meje u bëftë qameti.

Po është një frakturë sociale që ka shkaktuar, e cila do ta mundojë këtë shoqëri për shumë gjatë. Armiqësia që ka mbjellë mes njerëzve dhe ushtrisë së tij në uniformë.

Kur e gjitha të kalojë, dhe shpejt do të ndodhë, kur Edi Rama të mos jetë më sunduesi i urryer që vendos e jep urdhra, helmi që ka injektuar mes nesh do të vijojë të ndotë atmosferën. Paqja dhe kohezioni nuk do të arrihen lehtë.

Studentët, gjimnazistët, të miturit, prindërit dhe të afërmit e tyre, pra shumica absolute e popullsisë, nuk do ta kenë të kollajtë të krijojnë një raport besimi me policinë, me shtetin. Sepse ishin ata, skafandrat, civilët, patronazhistët, që shkaktuan plagë të thella, represion e persekutim në pjesën më të madhe të rasteve, pa arsye, pa shkak, pa motiv, por vetëm e vetëm për të mbrojtur karrigen e Edi Ramës.

Kjo është një lëngatë e thellë që do të kërkojë kohë të shërohet. Por një gjë është e sigurt. Kjo ndasi do të mbahet mend si një dhuratë që Edi Rama, më i korruptuari kryeministër në Europë, po ia lë Shqipërisë në ditët e fundit të pushtetit të stërzgjatur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.