E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama hedh ‘lëmoshën’ e parë: Do t’ju paguajmë 50% të qerasë!
Lajme

Rama hedh ‘lëmoshën’ e parë: Do t’ju paguajmë 50% të qerasë!

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër premtim për studentët, duke deklaruar se qeveria do të mbulojë 50% të kostos së qirasë për ata që plotësojnë kriteret e përfitimit. Nisma, sipas tij, do të përfshihet në ligjin për strehimin social dhe të përballueshëm, në një kohë kur çmimet e larta të qirave, veçanërisht në Tiranë, rëndojnë buxhetin e studentëve dhe familjeve të tyre.

Gjatë një deklarate në prani të drejtuesve të bankave, Rama tha se qeveria do të përcaktojë hapat për hartimin dhe zbatimin e masave të reja, duke kërkuar edhe bashkëpunimin e sektorit bankar.

Kreu i qeverisë e lidhi nismën me vështirësitë që kanë studentët për të përballuar kostot e banimit në kryeqytet, ku qiratë përbëjnë një nga shpenzimet kryesore për të rinjtë që studiojnë larg familjeve të tyre.

“Është një ligj që adreson edhe problematikën e studentëve, sepse qysh në programin e Qeverisë dhe një muaj e kusur më parë, e hodhëm këtë draft duke krijuar një qasje krejt të re me rritjen e çmimeve dhe pamundësinë e studentëve për të paguar, pa iu marrë frymën prindërve, qiratë në Tiranë. Qeveria do të futet për të paguar 50% të qirasë për të gjithë ata studentë që i plotësojnë kushtet”, deklaroi Rama.

Megjithatë, në deklaratën e tij kryeministri nuk bëri të ditura kriteret konkrete që duhet të përmbushin studentët për të përfituar nga kjo skemë. Mbeten gjithashtu të paqarta procedurat e aplikimit, dokumentacioni i nevojshëm dhe data kur masa pritet të hyjë në fuqi.

Oferta vjen në një moment të tensionuar mes qeverisë dhe studentëve. Ajo u bë publike pas tetë ditësh protestash, gjatë të cilave të rinjtë kanë refuzuar ftesat për dialog dhe kanë vijuar të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Mbetet për t’u parë nëse premtimi për subvencionimin e gjysmës së qirasë do të konkretizohet me masa të zbatueshme dhe nëse do të ndikojë në qëndrimin e studentëve, të cilët deri më tani kanë këmbëngulur te kërkesat e tyre politike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.