Flakë dhe molotovë ndaj Kryeministrisë, digjet karrigia e dialogut
Pas disa orësh qetësie, situata para Kryeministrisë është tensionuar, ku protestuesit kanë hedhur mjete piroteknike dhe molotovë në drejtim të godinës qeveritare.
Fillimisht, drejt Kryeministrisë është hedhur një kapsollë, ndërsa më pas kanë nisur hedhjet e molotovëve. Në vijim të zhvillimeve, protestuesit i kanë vënë flakën edhe një karrigeje, në një veprim me karakter simbolik kundër ftesës së kryeministrit Edi Rama për dialog.
Gjatë protestës është djegur gjithashtu një banderolë ku ishte vendosur fotografia e Vlora Hysenit, duke shtuar elementët e tensionit gjatë tubimit.
Zhvillimet e fundit vijnë në vijim të protestave të studentëve dhe qytetarëve, të cilët kanë shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë dhe kanë kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.
Situata para Kryeministrisë mbetet në zhvillim, ndërsa priten detaje të tjera mbi ecurinë e protestës dhe reagimin e institucioneve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



