E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Protesta zhvendoset para Kuvendit, tubimi i radhës nesër në orën 09:00
Lajme

Protesta zhvendoset para Kuvendit, tubimi i radhës nesër në orën 09:00

Protestat kundër qeverisë së Edi Ramës do të vijojnë edhe të enjten, këtë herë para Parlamentit. Qytetarët kanë njoftuar se tubimi i radhës do të nisë në orën 09:00, në vijim të protestave që prej ditësh po zhvillohen në Tiranë.

Pas qëndrimit për disa orë para Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur këtë të mërkurë drejt sheshit “Skënderbej”, duke vijuar mobilizimin kundër qeverisë.

Tubimi i sotëm është zhvilluar kryesisht pa incidente të rënda, megjithëse janë regjistruar momente tensioni dhe përplasje të izoluara. Krahas studentëve, në protestë janë bashkuar edhe pedagogë, të cilët kanë shprehur mbështetjen për kërkesat e të rinjve.

Thirrja e kryeministrit për dialog nuk ka sjellë deri tani një ulje të tensioneve. Studentët vijojnë të mos e pranojnë ftesën, ndërsa pedagogët kanë bërë të ditur se nuk do të zhvillojnë bisedime me Edi Ramën nëse vetë studentët nuk janë të gatshëm të ulen në tryezë.

Ndërkohë, protesta pritet të marrë përmasa më të gjera në ditët në vijim. Për të premten, edhe mjekët kanë njoftuar pjesëmarrjen në tubim, duke iu bashkuar studentëve dhe pedagogëve në kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.