Eurodeputeti reagon për protestat në Shqipëri: Të rinjtë kërkojnë më shumë se premtime
Raportuesi i Partisë Popullore Evropiane (PPE) për Shqipërinë, Andrey Kovatchev, ka reaguar për protestat e studentëve dhe qytetarëve në Tiranë, duke kërkuar që shqetësimet e tyre të merren seriozisht dhe e drejta për protestë paqësore të garantohet.
Përmes një mesazhi në rrjetin social X, eurodeputeti thekson se të rinjtë shqiptarë kërkojnë më shumë sesa premtime politike. Sipas tij, ata kërkojnë llogaridhënie, luftë kundër korrupsionit dhe një të ardhme evropiane të mbështetur te demokracia dhe shteti i së drejtës.
Kovatchev nënvizon se institucionet duhet t’i dëgjojnë zërat e të rinjve dhe të mos shpërfillin kërkesat e tyre.
Ai gjithashtu vë theksin te mbrojtja e së drejtës së qytetarëve për të kundërshtuar në mënyrë paqësore ata që janë në pushtet, duke e cilësuar këtë si një element të rëndësishëm të demokracisë.
Reagimi vjen në një moment kur studentët dhe qytetarë të tjerë po vijojnë protestat në Tiranë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe duke ngritur akuza për keqqeverisje dhe korrupsion.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



