Kaos në Kuvend, Flamur Noka i heq mikrofonin Taulant Ballës
Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me tensione dhe përplasje mes deputetëve, duke sjellë ndërprerjen e punimeve parlamentare.
Gjatë zhvillimeve në sallë, deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, iu afrua kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, dhe i hoqi mikrofonin në momentin kur ky i fundit po fliste.
Veprimi shkaktoi tensione në sallën e Kuvendit, ndërsa situata u pasua nga njoftimi për ndërprerjen e seancës nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi.
Përplasja mes Nokës dhe Ballës është një tjetër episod i tensioneve që shoqërojnë debatet mes opozitës dhe mazhorancës në Parlament.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



