E enjte, 22 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kongresmeni amerikan: Thellësisht i shqetësuar për dhunën e policisë në Tiranë
Bota

Kongresmeni amerikan: Thellësisht i shqetësuar për dhunën e policisë në Tiranë

Kongresmeni amerikan Ritchie Torres ka reaguar lidhur me situatën e krijuar gjatë protestave në Shqipëri, duke ngritur shqetësimin për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve dhe duke kërkuar që situata të shtensionohet.

Në deklaratën e tij, Torres i cilëson të papranueshme veprimet e Policisë së Shtetit ndaj protestuesve dhe kërkon që ato të marrin fund. Ai thekson se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore dhe se kjo e drejtë duhet të respektohet nga autoritetet.

Sipas kongresmenit amerikan, policia ka përgjegjësinë të garantojë respektimin e të drejtave të qytetarëve, duke vepruar në përputhje me ligjin dhe parimet e shtetit të së drejtës.

Torres kërkon gjithashtu uljen e tensioneve, me qëllim ndalimin e episodeve të dhunshme dhe shmangien e përshkallëzimit të mëtejshëm të situatës.

Reagimi i plotë i Ritchie Torres

“Jam thellësisht i shqetësuar nga shpërthimi i dhunës ndaj protestuesve në Shqipëri. Veprimet e ndërmarra nga Policia Shqiptare janë të papranueshme dhe duhet të marrin fund. Shqiptarët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore, policia duhet të respektojë të drejtën e protestuesve për të protestuar dhe duhet të garantojë zbatimin e shtetit të së drejtës. Situata duhet të shtensionohet për t’i dhënë fund dhunës alarmante.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.