E premte, 23 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve
Lajme

Tatimet fshijnë 453 milionë euro borxhe të bizneseve

Administrata Tatimore njoftoi se ka fshirë 453 milionë euro borxhe të bizneseve në zbatim të Ligjit të Faljes, që qeveria ndërmorri për zjedhjet e vitit të kaluar.

Pjesën më të madhe të detyrimeve të fshira ose të shuara e zë tatimi mbi fitimin (rreth 138.4 milionë euro), i ndjekur ngushtë nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) me rreth 137.4 milionë euro.

Kontributet e sigurimeve shoqërore zënë rreth 40 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër u takon kategorive si tatimi i thjeshtuar mbi fitimin dhe tatimi i mbajtur në burim.

Nga kjo skemë deri më tani kanë përfituar mbi 220 mijë tatimpagues, duke përfshirë si bizneset e mëdha dhe të vogla, ashtu edhe individët.

Procesi i faljes dhe shuarjes së detyrimeve është ende aktiv në sportelet e tatimeve dhe platformat elektronike. Autoritetet u bëjnë thirrje të gjithë tatimpaguesve që kanë ende detyrime të prapambetura të shfrytëzojnë këtë dritare ligjore, e cila jo vetëm që u lehtëson barrën e vjetër administrative, por gjithashtu ndihmon në rritjen e pajtueshmërisë vullnetare dhe formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare.

Opozita e ka denoncuar me forcë këtë operacion masiv financiar, duke e cilësuar si një skemë të pastër korruptive dhe të paligjshme për blerje votash në prag të zgjedhjeve.

Sipas përfaqësuesve të saj, fshirja e qindra milionë eurove detyrime, veçanërisht për bizneset e mëdha, u përdor nga qeveria si një stimul elektoral i kamufluar për të siguruar mbështetje financiare dhe vota përmes presionit dhe favoreve selektive fiskale./Kapitali

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.