Kaosi në Tiranë, 23 persona të arrestuar, 30 në kërkim dhe 13 nën hetim (EMRAT)
Protesta e së shtunës në Tiranë është shoqëruar me masa të shumta nga Policia e Shtetit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, 23 persona janë arrestuar, 30 janë shpallur në kërkim dhe 13 të tjerë po procedohen penalisht për incidentet e regjistruara gjatë tubimit.
Sipas autoriteteve, gjatë përplasjeve në zona të ndryshme të kryeqytetit, efektivët e policisë u sulmuan me gurë, vida, sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla. Disa punonjës policie mbetën të lënduar dhe morën ndihmë mjekësore.
23 të arrestuar, ja emrat
Në kuadër të hetimeve të zhvilluara nën drejtimin e Prokurorisë, në pranga kanë rënë:
- Jul Budi
- Lorenc Bezati
- Dritan Zhilla
- Xhuljano Minga
- Mariglen Selimi
- Klesti Fetiu
- Valentini Lamce
- Erti Zhilla
- Xhulio Meçani
- Arbër Elezi
- Rexhep Kuçaj
- Elsard Nxheç
- Mario Shitka
- Redon Hoxha
- Brahim Omenaj
- Eugen Neziri
- Leon Neziri
- Omer Ademi
- Jurgen Ziaj
- Rezart Vozga
- Vesjon Arifi
- Enrik Xhemalaj
- Ramazan Dauti
Të arrestuarit janë të moshave nga 18 deri në 54 vjeç.
30 persona në kërkim, 13 të tjerë nën procedim penal
Përveç 23 të arrestuarve, autoritetet kanë shpallur në kërkim 30 persona të tjerë, ndërsa 13 shtetas janë vënë nën procedim penal.
Policia vijon hetimet për të dokumentuar plotësisht incidentet, për të identifikuar persona të tjerë që dyshohet se kanë marrë pjesë në aktet e dhunës dhe për të sqaruar përgjegjësitë lidhur me sulmet ndaj efektivëve dhe dëmtimin e godinave shtetërore.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë-Kundërshtuan dhe goditën me sende të forta dhe lëndë piroteknike punonjësit e Policisë, si dhe dëmtuan godina institucionesh shtetërore gjatë tubimit të djeshëm, arrestohen 23 shtetas, procedohen penalisht 13 të tjerë dhe shpallen në kërkim 30 shtetas.
Gjatë protestës së djeshme, të zhvilluar në zona të ndryshme të kryeqytetit, punonjësit e Policisë së Shtetit u sulmuan për orë të gjata me gurë, vida e sfera metalike, shkopinj druri e metalikë, lëndë piroteknike, bomba Molotov dhe bombola gazi të lidhura me kapsolla. Si pasojë e sulmeve nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, disa punonjës Policie u plagosën dhe morën ndihmën mjekësore.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, nën drejtimin e Prokurorisë, në lidhje me tubimin e djeshëm:
-U arrestuan shtetasit J. B., 54 vjeç, L. B., 48 vjeç, D. Zh., 36 vjeç, Xh. M., 27 vjeç, M. S., 38 vjeç, K. F., 25 vjeç, V. L., 29 vjeç, E. Zh., 34 vjeç, Xh. M., 30 vjeç, A. E., 38 vjeç, R. K., 23 vjeç, E. N., 26 vjeç, M. Sh., 33 vjeç, R. H., 27 vjeç, B. O., 18 vjeç, E. N., 28 vjeç, L. N., 25 vjeç, O. A., 19 vjeç, J. Z., 35 vjeç, R. V., 31 vjeç, V. A., 20 vjeç, E. Xh., 39 vjeç dhe R. D., 31 vjeç;
-Ndërkohë u proceduan penalisht 13 shtetas;
-Si dhe u shpallën në kërkim 30 shtetas.
Policia vijon veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



