E diel, 25 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Propagandë edhe me Erjonin që po rrezikon syrin
Lajme

Propagandë edhe me Erjonin që po rrezikon syrin

Publikuar nga Ergis Noka

Edi Rama deklaron se është kujdesur personalisht që Erjon Vishkulli të kurohet në spitalet më të mira të Italisë. Po ku e ke shëndetësinë shqiptare, o Edi Rama? Ku janë spitalet moderne që propagandon çdo ditë? Apo shëndetësinë e kanë gllabëruar oligarkët dhe koncesionet?

Përse Erjon Vishkulli duhet të dërgohet në Itali, kur ti u ke mbushur mendjen shqiptarëve se shëndetësia jonë është në nivele më të larta se ajo gjermane? A ke kirurgë okulistë, aparatura dhe kushte për ndërhyrje të specializuara në spitalet e tua?

Përse duhet të paraqitet si meritë personale e kryeministrit një shërbim shëndetësor që është detyrim i shtetit ndaj çdo qytetari? Por sërish nuk jepet nga shteti shqiptar.

O Edi Rama, edhe përballë fatkeqësisë së një të riu që rrezikon shikimin, shqiptarët meritojnë të vërtetën, jo propagandë politike. Përgjigju ku janë investimet, ku janë kapacitetet spitalore dhe përse qytetarët duhet të kërkojnë jashtë vendit trajtimin më të specializuar!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.