Përfshihet nga flakët një automjet në aksin Fier-Vlorë
Një automjet është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në rrugën Fier-Vlorë.
Pas njoftimit për incidentin, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së Shtetit dhe forcat zjarrfikëse, të cilat po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar apo dëme të tjera.
Rrethanat e ngjarjes pritet të sqarohen pas ndërhyrjes së shërbimeve përkatëse.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



