Nisma #Thurje : Edi Rama je i papjekur, fatkeqësi për shtetin që drejton.
Edi Rama, Halim Kosova është mjek gjinekolog. Natyrisht puna e tij ka të bëjë me femrën, me nënën. Dhe të ndihmosh një nënë të japë një jetë të re, është puna më fisnike në këtë planet.
Tani meqë ti që je tip gaztori shakator, na thuaj, cilën nga nënat që Halim Kosova ka asistuar për të sjellë në jetë një foshnjë, ka simbolizuar elefanti që ke vënë në foto? Tek organi i kujt nëne është Halim Kosova duke kërkuar për kandidatë?
Çfarë është kjo dalldi kolektive kundër nënave , ça është ky shkulm perversiteti që ju ka kapur ju meshkujve që s’u bëtë asnjëherë burra, në të majtë e në të djathtë, që gjeni kënaqësi në fyerjen e jetës që jep jetë?!
Keni rrëshkitur përfundimisht??
Të mos arrish asnjëherë të piqesh, s’është krim. Është turp. E kur je drejtues shteti është fatkeqësi për shtetin që drejton.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco