E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Itali / Kapet një kamion me drogë
Lajme

Itali / Kapet një kamion me drogë

FOTO/ Një kamion me  2 ton kanabis në Itali

Policia italiane ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme droge me origjinë nga Shqipëria dhe ka arrestuar dy shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se është kapur 2 ton kanabis sativa në një kamion.

Aksioni antidrogë i policisë italiane është zhvilluar në zonën Termoli paraditen e sotme, ndërsa lajmi është bërë publik rreth 2 orë më parë. Hetuesit italianë kishin informacione për ngarkesën e drogës që po vinte nga përtej Adriatikut.

Sipas policisë italiane, vlera e kanabisit të sekuestruar kap shifrën e 2.5 milionë Euro. Autoritetet italiane dyshojnë se kamioni po transportonte drogën në një magazinë për ta mbajtur të fshehtë dhe për ta shitur më vonë.

Ndërkohë, dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 24 dhe 27 vjeç. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.