E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çudia! Erion Veliaj godet Ramën në mes të fushatës!
OP-ED

Çudia! Erion Veliaj godet Ramën në mes të fushatës!

Armir Shkurti

Mbrëme në opinion Veliaj kishte zhveshur petkat e Tartufit të Molierit, ato prej religjiozi të përunjur dhe kish mbathur divizën e lacit. Deri këtu – mirë. Njihet gjenialiteti i tij për të kopjuar. Këtë aftësi e përdor në të njejtën kohë edhe si klishė të servilizmit. Pra që trashi zërin mbrëmë, nuk është se bëri zarar.

Por dëmi i qëllimtë ishte BETONI! Të shpallësh betonizimin masiv të kryeqytetit, grataçielat si qëllim të punës së një bashkie që nuk ka zgjidhur strehimin, varfèrinë, ndihmën ndaj nevojtarëve, transportin, mjediset e edukimit etj, është arrogancë shumë më cinike se cilësimi i Berishës si “budalla”, kritikët si langaraqë, të pakënaqurit si injorantë…


Betoni është kama që Gjushi i ka ngulur Durrësit në shpinë dhe që durrsakët (dhe jo vetëm ata) nuk ia falin. Ky i fiqve, e pëllcet tani haberin e grataçielave anembanë Tiranës, kur shefi i tij po flet butë – butë për ekonominë, për rritje rrogash e të tjera pasqyra si këto me të cilat gënjehen indianë në fushatë.

Teksa Rama përpiqet ta fshehë, Veliaj zbulon me prepotencë projektin e një Tirane përfundimisht të oligarkëve. Grataçielat janë monumete të madhështisë dhe pasurisë së çmendur dhe jo banesa a qendra prodhimi, ndaj nuk është se ngrohin votuesin e zakonshëm. Pèrkundrazi! 10 ditë para zgjedhjeve Lali shkundi shumë shqiptarë të narkotizuar nga show i Ramës. Deklaratat e vrazhda mbrëmë thjesht sollën në vete shumë nga ata që po shkonin qorraz nëpër kuti.

DHE NUK E BËN PA DASHJE LALI!

Rama ka deklaruar se po humbi zgjedhjet do të largohet nga politika. Atëhere Erion Veliaj, i projektuar që jerë nga Soros si trashëgimtari, del vetvetiu në krye të Partisë Socialiste!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.