A do ketë diçka për Bashën nga “fronti i perendimit” këtë javë?!

Askush nuk mund të parashikojë zhvillimet politike të javës së re, që fillon nesër, As Basha vetë nuk e parashikon dot ! Burime pranë stafit të ngushtë të Kryetarit të opozitës thonë se pa një qeveri teknike nuk do të ketë asnjë bisedim paraprak me Kryeministrin. Ndoshta nesër Sigmar Gabriel Ministri i Jashtem gjerman dhe ai hollandez Bert Koender do të shtrojnë një urë komunikimi për negociatat dhe dialogun e nxjerrjes se vendit nga kriza politike.
Dy diplomatët më të rëndësishëm europiane, që e mbështesin perspektivën europiane të Shqipërisë, por gjithashtu kërkojnë që Shqipëria të kryejë detyrat për hapjen e negociatave, reformën në drejtësi, pjesëmarrjen në institucione dhe vendosjen e dialogut për t’i dhënë vendit zgjedhje të standardeve europiane.
Me këtë mision në Tiranë pritet të vijë edhe kryetari i komisionit të jashtëm të parlamentit europian, David McAllister.
Zëvendës-presidenti i partive popullore europiane është pranuar nga forcat politike kryesore, Rama- Meta që të marrë rolin e negociatorit për të zgjidhur krizën nëpërmjet dialogut. Por gjasat janë që Basha të mos tërhiqet nga kërkesat e tij dhe kampit opozitar që per afro 60 ditë janë në një protestë të pazakontë në bulevard. Ndoshta presioni i ndërkombëtarëve do të afronte qendrimet e dy palëve por gjithsesi akoma nuk ka pak dritë në fund të tunelit. Publik.live/16.04.17
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



