E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A do ta mbyllë Arta Mandro perversitetin dhe korrupsionin e KLP-së me një kafe te SPAK-u?
Lajme

A do ta mbyllë Arta Mandro perversitetin dhe korrupsionin e KLP-së me një kafe te SPAK-u?

Pislliku, degjenerimi dhe orgjitë kanë kapluar organin më të lartë të inkriminuar, atë të KLP-së. Ajo KLP që ka emëruar prokuror të SPAK-ut me miqësi apo shantazhe nga ana e këtij të fundit. Skandali më i rëndë në drejtësi do të shpërthejë dhe nuk mendoj se do të mund të mbyllet goja e popullit, i cili duhet të marrë vesh njëherë e mirë se kush e drejton akuzën. Por më e rëndësishmja është: a do ta mbyllë Arta Mandro këtë skandal me një kafe nga dera e SPAK-ut? Siç tha edhe Xholi, kafen e bëjnë të mirë në SPAK.

Në mendjen e SPAK-ut dhe në mendjen e Mandros them se po, por e drejta e popullit do të “mbysë” si zyrën e shtypit të SPAK-ut, ashtu edhe institucionin “pornografik” të KLP-së, dhe aq më tepër këtë drejtësi të reformuar me standarde të ashtuquajtura amerikane.

Kurioz do të jem çfarë do të mendojë Theo Jacobs, i forti i ONM-së. Çfarë do të thotë Kalavera? Po Silvio Gonzato? Po Edi Rama, a do të jetë krenar për drejtësinë e reformuar? Po miliardat e eurove që iu “gllabëruan” Shqipërisë, çfarë do të bëhet me to?

Gjithsesi, të shohim sa i thellë është krimi në SPAK, a do të luftojë perversitetin dhe korrupsionin, apo do të pijë kafe me Arta Mandron?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.