A fitohen zgjedhjet kundër krimit të organizuar? PO!
Këtë mësim na e dha 47-vjeçari kolumbian Abelardo de la Espriella.
Mediat e establishmentit globalist bënë lajm për të vetëm kur u tallën, sepse ai e zhvilloi fushatën në një kub të blinduar. Vetëm nga ai kub u fliste mbështetësve të tij. Ndaj tij u kryen 6 atentate për ta vrarë, ndërsa më parë kishin vrarë një kandidat tjetër të së djathtës. Kishte kundër ushtrinë, grupet guerile të kontrabandës së kokainës, si dhe një ushtri klanesh të drogës – jo vetëm kolumbiane, por edhe meksikane e nga shumë vende të Amerikës Latine. Por ai i mundi të gjithë.
Arsyeja?
Thjesht “El Tigre”, siç e thërrasin, kishte aleat parimet, besimin në Zot dhe dashurinë me shpirt për Kolumbinë. Ai i frymëzoi kolumbianët se me votë mund t’ia dalësh të mposhtësh kartelët e drogës dhe pushtetin e korruptuar të presidentit kolumbian (një ish-anëtar i organizatës terroriste FARC). Besoj e mbani mend se sa u ekzaltuan edhe marksistët në Shqipëri me deklaratat e tij antisemite dhe kundër Trump-it.
El Tigre arriti të fitojë. Nuk bëri protesta që veçse zhgënjejnë, por frymëzoi popullin, u mbështet te parimet e së djathtës dhe triumfoi me votë!
Ky është shembulli që duhet të ndjekin shqiptarët, dhe jo amalgamën e marksistëve të rinj e mitomanëve pa ngjyrë. Nëse doni një shembull, keni EL TIGRE!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



