A ka Shërbim Informativ shteteror Shqipëria?
Ylli Dylgjeri
Ku është Kryetarja e Shërbimit Informativ? Ka informacion për aferat në zyrën e Kryeministrit ?
Në ĺogon Tuaj të shërbimi është ky citat:
“Ne jemi aty ku të tjerët nuk janë, sigurojmë informacione që të tjerët nuk i kanë dhe bëjmë më të mirën për sigurinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve”.
Atëhere ku jeni Ju?
Po Presidenti i Republikës ka informacion?
Kanë informacion sherbimet brënda dhe jashtë vendit?
Shqipëria u bë han pa porta.
Në kohën tonë kur konstatohej një telefonatë nepotike, një mungesë çdoganimi, një emrim i paligjshëm Kryeministri të bënte gjëmën.
Mua si Drejtor Informacioni pranë Kryeministrit më verifikuan makinën, e kisha çdoganuar sipas çmimit apo jo?
Sot, pas 20 viteve,të gjithë këshilltarë e Ramës, këshilltarë të qeverisë shqiptare, kêshilltarë të Kryeministrisë shqiptare tashmë e kanë kompletuar figurën e korrupsionit dhe krimit në majën e piramidës shtetrore.
Nuk bzan kush!
Emrat e D’Alemas, Blair, Duçkës, Mc Gonigal e së fundmi rumuni Coldea, kanë të përbashkët se të gjithë janë e kanë qënë në veshin dhe në borderonë Rama.
Ditë pas dite zbardhen skandalet e disa prej këtyre emrave ;
Massimo D’Alema i përfshirë në megakorrupsionin internacional të armëve me Kolumbinë e që KM shqiptar e quan mentorin e tij.
Mc Gonigal e shqiptari Duçka në afera korruptive lobiste e deri tradhëti ndaj kombit.
Rumuni Coldea sipas mediave rumune në afera me kartelën narkomeksikane të Sinaloa.
Partnerja Coldeas e pranishme në argëtime e party në sallonet e errëta.
Zonja Kryetare e Shërbimit Informativ këto skandale janë bërë në sytë e veshët Tuaj. Janë paguar nga taksat e këtij populli exkëshilltarët e Ramës. Kanë punuar në sytë Tuaj dhe bashkëpuntoreve civilë shqiptar.
Në çdo javë përballemi me skandale. Skandalet bota i mbyll me arrestime, gjykime, dhe burgime. Shtypi brënda dhe jashtë po ulërin. Nëse nuk e bën dot detyrën largohu, është më e ndershme, më shqiptare të deklarosh largimin e të kthehesh nga ke ardhur, përndryshe je e përfshire në këto afera të pista.
Shqipëria sot ka nevojë për transparencë më shumë se kurrë!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



