A mundet të luftojë korrupsionin një i korruptuar si Edi Rama?!

Spartak Ngjela

A mundet të luftojë korrupsionin një i korruptuar si Edi Rama?!

Për korrupsionin, që prej 30 vitesh po sundon Shqipërinë

Çfarë është korrupsioni?

Në çdo shoqëri, ndodh që në kohë të caktuara historike kjo sundohet nga e keqja, e liga dhe ligësia njerëzore.

Sigurisht që tiranitë dhe diktaturat mizore janë ato që kanë lënë në histori njollat e tyre më të zeza, në çdo popull, por edhe në Shqipëri.

Po korrupsioni që na sundon sot çfarë është?

E pse të zgjatemi me një stil narrativo-historik, kur për korrupsionin kemi maksimat e famshme të njerëzve të mëdhenj.

Ja cilat janë:

Edmund Burke: Në një popull përgjithësisht të korruptuar, liria nuk mund të jetojë gjatë.

Kjo është një maksimë shumë e saktë e Burkes. Pse, në këtë korrupsion të lartë që qo vijon ende në Shqipëri, ju mendoni se liria ekziston?! Kurrë!

Dhe të korruptuarit po flasin për reformë antikorrupsion me gjuhën e një kryeministri i cili ka ardhur në pushtet me korrupsion. Turp historik për shqiptarët që dëgjojnë një kryeministër që ka blerë votat masivisht për t’u bërë kryetar bashkie. Dhe, me që nuk ia doli kështu, shkoi e bleu edhe ish presidentin që ishte kryetar i Partisë Demokratike, e që tani ka ranë në burg për korrupsion.

E kuptoni tani se në çfarë stadi ndodhet liria e individit në Shqipëri?!!

II

E pra, Edmund  Burke ka shumë të drejtë, dhe ne po e provojmë përditë.

Eric Hoffer: Forca e pushtetit korrupton pak njerëz, ndërsa dobësia korrupton shumë të tillë.

Po, edhe këtë maksimë ne shqiptarët e kemi në shpinën tonë gjatë gjithë kohës. Dobësia e shoqërisë shqiptare është bërë shkaku kryesor i korrupsionit masiv që për 30 vite po sundon Shqipërinë dhe shqiptarët. Dobësia blihet me para, i dobëti shitet, dhe paraja blen. Kjo është gjendja e Shqipërisë për rreth 30 vite rresht. Forca e parasë ka bletë dobësinë e shoqërisë, dhe ligësia shoqërore po Sundon.

E pra, ç’duhet të bëjmë?

Duhen rrëzuar të korruptuarit. Por kjo bëhet vetëm me anë të një pushteti gjyqësor të pakorruptuar.

A do ta bëjë dot SPAK këtë?

Nuk kam besim se ish të korruptuarit mund të dënojnë të korruptuarit.

Atëherë.

Politika Amerikane e ka marrë në dorë eliminimin e korrupsionit të lartë shtetëror në Shqipëri.

Sekretari i Shtetit në Uashington, Blinken, e tha këtë në një ligjëratë të drejtë.

Dhe shqiptarët po presin, por edhe kanë parë që SPAK ka arrestuar një ish president të korruptuar, një zv.kryeministër, tre ministra dhe disa kryetarë bashkish, të gjithë të akuzuar për korrupsion.

Por ende janë pak.

Si do ecë kjo çështje?

Ne kemi besim tek Uashingtoni.

Të presim e të shohim.

Publikuar nga Publik Media