E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po bën prapakthehu Basha ?!
OP-ED

A po bën prapakthehu Basha ?!

Lulzim Basha ka kryer sot dy kthesa të papritura. E para ai ka pranuar propozimin e presidentit Nishani për një takim me Ramën. E dyta ai ka pranuar një viideo konferencë të grupit të tij parlamentar, që nuk e mblidhte prej javësh ku presidenti i PPE pritet ti flasë deputetëve për mosbojkotiomin e zgjedhjeve.

Pra po ti shohësh këto dy hapa duket sikur ka një ndryshim radikal qëndrimesh.

Basha  edhe sot  e ka mohuar një takim fasadë me Ramën. Ai ka vënë një kusht të panegociueshëm: Krijimin e qeverisë teknike dhe hapjen e tryezës pas saj.  Nuk pritet që ndryshojë këtë kusht  edhe pse ka shumë thashetheme   se diçka e ka detyruar të tërhiqet. Fakti se pas një rezitence të gjatë pa u konsultuar me deputetët e grupit parlamentar edhe për raportet me partite simotra europiane dhe një videokonferencë ku presidenti i PPE pritet ti flasë deputetëve për mosbojkotimin e zgjedhjeve ndoshta Basha ka bërë një prapakthu të detyruar?!

Deri tani edhe pse përflitet në arritjen e marrëveshjeje asgjë nuk do të ishte e sigurtë pa një Qeveri Besimi në variantin e Ilir Metës para se të zgjidhej President i Republikës

Edhe pse ka shumë zëra se mund të ketë ndikim të fortë të ish liderit demokrat Berisha në këtë tërheqje nëse do të ndodhë , në fakt Basha nuk mund të dështojë me turp.

Ai nuk e konsideron më karriken e Lulzim Bashës por po lufton për një kauzë e cila nuk është më e tij por e Shqipërisë

Ai e ka menduar se edhe ndërkombëtarët të cilët kanë dërguar deri mesazhe kërcënuese në drejtim të kreut të PD-së nuk do të jetë e lehtë për ti përballuar.

Jo pak presion duket se ushtrojnë edhe   aleatët dhe disa zëra disidentë brenda PD, që duket sikur e  bëjnë të pamundur misionin e tij opozitar

Prandaj do të ishte thjesht një harakiri i Bashës dhe opozitës futja  në zgjedhje pa kushtet e vëna paraprakisht. Basha ishte i qartë sot kur tha:” miliarda janë në loje! I kanë mbyllur gojën mediave dhe do do të blejnë, gjithçka ashtu siç ulën Ilir Metën në  poltronin e presidentit me 35 nilionë dollarë”.

Përtej retorikës politike dhe diskursit Basha duket se është i vendosur të paktën të dalë faqebardhë në  betejën e tij, nuk ka rëndësi fiton apo humbet në zgjedhjet e ardhëshme të dakortësuara./Publik.live

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.