E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
A po i hamë ne “ato” që nuk i ha BE-ja?
Lajme

A po i hamë ne “ato” që nuk i ha BE-ja?

Edhe mandarinat shqiptare janë me pesticide!

Lutfi Dervishi

Një ngarkesë me speca nga Shqipëria është refuzuar nga Kroacia, pasi analizat treguan se përmbanin pesticide përtej normave të lejuara nga BE-ja.

Lajmi nuk u dha nga ndonjë institucion shqiptar. Nuk doli as nga Ministria e Bujqësisë dhe as nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

U bë publik nga sistemi i paralajmërimit të shpejtë të BE-së për ushqimin, RAFFS, dhe u raportua nga Report TV.

Pyetje: Ku kanë përfunduar këta speca? A janë kthyer në treg?

Në çdo vend që ka institucione funksionale, një rast i tillë do të shoqërohej me konferenca për shtyp, me paralajmërime për konsumatorin, me masa të menjëhershme, me gjurmim të produkteve.

Deri më tani: asnjë reagim. Asnjë njoftim.

Nuk dimë:

Cila ishte kompania prodhuese?

Cila është kompania eksportuese?

Nga cila pikë doganore u kalua ngarkesa?

Cili laborator lëshoi analizën për eksport?

A ka marrë fermeri fonde nga AZHBR?

A u kthyen specat në Shqipëri?

A u asgjësuan?

Apo… janë hedhur në treg, si në rastin e mandarinave?

Pyetje të thjeshta. Por pa përgjigje.

Ky nuk është rasti i parë. As më i rëndë.

Nuk është çështje për të hapur panik.

Është çështje e së drejtës për të ditur çfarë fut në gojë. Kur një vend i BE-së refuzon perimet për shkak të pesticideve, kemi të drejtë të dimë ku është sot ky produkt.

Këtu nuk është fjala për rezultatet komplekse të reformës në drejtësi.

Bëhet fjalë për sigurinë ushqimore. Dhe institucionet duhet të sqarojnë çfarë ka ndodhur, kush ka qenë përgjegjës dhe çfarë masash janë marrë.

Kjo nuk është kërkesë luksi. Është kusht minimal për besim publik.

Përndryshe, rrezikojmë të shndërrohemi në vendin ku çfarë Europa nuk ha, e hamë ne, pa e ditur, dhe duke e paguar… si frëngu pulën!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.