“Afera Balluku”, edhe kreu i ARRSH paraqitet në SPAK
Kreu i ARRSH-së, Gentian Gjyli, është paraqitur sot në ambientet e SPAK, ku ndaj tij është formalizuar akuza nga Prokuroria e Posaçme. Hetimi lidhet me procedurat e tenderimit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, një projekt me vlerë të lartë financiare dhe me dyshime për parregullsi në fazën e përzgjedhjes së ofertave.
Gjyli nuk është i vetmi zyrtar i lartë i përfshirë në këtë çështje. Në të njëjtin hetim është marrë e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, e cila është pezulluar nga funksionet publike me vendim të GJKKO-së. Asaj i është hequr gjithashtu pasaporta, duke iu ndaluar lëvizja jashtë vendit deri në përfundim të hetimeve.
Dosja e tunelit të Llogarasë po konsiderohet një nga procedimet më të rëndësishme të SPAK, duke qenë se prek drejtues të niveleve të larta të infrastrukturës dhe qeverisjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



