E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agravohet protesta, të rinjtë qëllojnë me gurë te Ministria e Arsimit
Flash

Agravohet protesta, të rinjtë qëllojnë me gurë te Ministria e Arsimit

Situata është tensionuar para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku disa protestues të rinj kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të godinës së institucionit.

Sipas pamjeve nga vendngjarja, disa prej të rinjve, të maskuar dhe me kapuçë për të fshehur identitetin, kanë marrë gurë nga trotuari dhe i kanë hedhur drejt ndërtesës së ministrisë.

Godina është dëmtuar edhe gjatë protestave të mëparshme. Në katin e parë janë vendosur mbrojtëse metalike për të kufizuar dëmtimet e mundshme. Megjithatë, masat mbrojtëse nuk kanë penguar hedhjen e gurëve gjatë tubimit të sotëm.

Protesta vijon para Ministrisë së Arsimit, ndërsa situata mbetet e tensionuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.