E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ahmetaj paralajmëron Ramën: Flamingot do të kthehen në shqiponja
Lajme

Ahmetaj paralajmëron Ramën: Flamingot do të kthehen në shqiponja

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar për protestat kundër qeverisë së Edi Ramës, duke shprehur bindjen se lëvizja protestuese nuk do të shuhet, pavarësisht zhvillimeve dhe përplasjeve në kryeqytet.

Në një prononcim për Syri TV, në emisionin e Çim Pekës, Ahmetaj e lidhi ecurinë e protestave me atë që e cilësoi si përfundimin e ciklit politik të kryeministrit. Sipas tij, përpjekjet për ta ndalur revoltën nuk do të sjellin rezultatin e dëshiruar, ndërsa pakënaqësia mund të marrë përmasa edhe më të mëdha.

Krahasimi me flamingot dhe shqiponjën

Mesazhin e tij, ish-zëvendëskryeministri e përcolli përmes një krahasimi simbolik. Protestat që nisën me një qasje të butë, të përfaqësuar nga flamingot, do të shndërrohen në një revoltë më të fortë, të simbolizuar nga shqiponja.

“Protesta nuk do të mbytet”, ishte thelbi i qëndrimit të Ahmetajt, i cili pretendoi se Rama e ka tejkaluar fundin e ciklit të tij dhe po përpiqet t’ia imponojë të gjithë vendit atë që ai e përshkroi si agoni politike.

“E nisën si flamingo, do ta përfundojnë si shqiponja”

Duke komentuar zhvillimet e protestës, Ahmetaj vlerësoi veçanërisht rolin e brezit të ri, të cilin e përshkroi si një gjeneratë që po u jep mësim politikanëve me mënyrën se si po shpreh pakënaqësinë.

Protesta kalon në revoltë të drejtpërdrejtë

Sipas tij, protesta ka kaluar nga mesazhet e kujdesshme në një revoltë të drejtpërdrejtë. Ajo është e përmbledhur në bindjen se situata aktuale nuk mund të vazhdojë më.

Kritika ndaj zërave publikë

Ahmetaj përdori edhe gjuhë të ashpër ndaj disa zërave publikë që kanë komentuar protestat. Ai kundërshtoi mënyrën se si, sipas tij, ata po përpiqen të interpretojnë zhvillimet.

Në fund të reagimit, ish-zëvendëskryeministri iu referua edhe poezisë “Zgjidhja”, pa dhënë në prononcimin e raportuar më shumë hollësi për këtë lidhje.

“Nuk kam aspak frikë se protesta do të mbytet ndonjëherë. Çdo gjë në këtë botë të gjallë ka ciklin e vet. Kreu i organizatës e ka tejkaluar fundin e ciklit të vet. Ne po kalojmë në agoni dhe këtë kreu i organizatës po tenton t’ia kalojë dhe gjithë Shqipërisë, e nisën si shpirt i butë flamingo dhe do ta përfundojnë si shqiponja, pra diferenca do jetë shumë e madhe.

Një gjeneratë spektakolare që na ka dhënë mësim të gjithëve. E filloi me kujdes me mesazhe të forta dhe po përfunon me një revoltë që zbërthehet me një togfjalësh të thjeshtë nuk mban. Po dëgjoja disa qyqe që i nxjerr flasin me fjalë që nuk ua  kuptojnë. Po dëgjoja një nga nga qyqe sot dhe mu kujtua poezia Zgjidhja”, u shpreh Ahmetaj.

Deklaratat e tij vijnë në një moment kur protesta kundër qeverisë së Ramës është shoqëruar me tensione dhe përplasje në Tiranë, ndërsa mbetet për t’u parë se si do të vijojë mobilizimi dhe çfarë ndikimi do të ketë në zhvillimet politike të vendit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.