Aigars Kesenfelds, pronar i Kredo.al me 5 emra; festa harbuese, pastrim parash dhe skema mashtrimi!

Arlinda Muja është drejtore e Përgjithshme dhe aksionere me 3 % te Kredo Finance, e cila peshkon qytetarët duke u dhënë kredi me 800 %.

Në veprimtarinë kriminale të kartelit të mikrokredive, veprimtari e konfirmuar tashmë edhe nga Prokuroria, ka një rol të rëndësishëm edhe Kredo.al, njohur edhe si Mondo Financë, ECFA etj.

Ashtu si Iute, Kredo i ka shitur mijëra kredi grupit MCA, ADCA dhe Final të dyshes Meskuti-Ibro, dyshe e cila është koka e zbatimit të skemës piramidale, e goditur pjesërish nga Prokuroria e Tiranës dhe nën hetim nga SPAK.

Veprimtaria kriminale e Aigars Kesenfelds, pronar i Kredo.al me 5 emra; festa

Arlinda Muja

Arlinda Muja është drejtore e Përgjithshme dhe aksionere me 3 % te Kredo Finance, e cila peshkon qytetarët duke u dhënë kredi me 800 %.

Arlinda Muja është gjithashtu kryetare e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare.

Pjesë e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare janë Kredo.al, Iute Credit, Fed Invest, Fondi Besa, Noa, Agrokredit etj, pra i gjithë karteli i mikrokredive.

Veprimtaria kriminale e Aigars Kesenfelds, pronar i Kredo.al me 5 emra; festa

Pronari në letra i Kredos është letonezi Aigars Kesenfelds, një personazh i skeduar për mashtrime me pasoja të rënda, skema piramidale, pastrim parash etj.

Sipas disa investigimeve mediatike, Aigars Kesenfelds është maska e oligarku rus të listës së zezë Oleg Boyko, i sanksionuar nga SHBA, Australia, Kanadaja dhe Ukraina si pjesë e rrethit të besuar të Putinit.

Për të fshehur lidhjet dhe kontrollin nga oligarku i Putinit, Kredo ndryshon herë pas here emrin dhe pronësinë.

Fillimisht kompania e mikrokredive që zhvat shqiptarët me kredi me interesa deri në 800 %, u regjistrua me emrin Mondo Finance.

Më pas ndryshoi emrin nga Mondo Finance në Kredo Finance. Në vijim u shfaq me emrin Kredo.al.

Në 13 maj 2024, kompania ka ndryshuar emrin nga Kredo në ECFA.

Veprimtaria kriminale e Aigars Kesenfelds, pronar i Kredo.al me 5 emra; festa

Themelues i Kredos është letonezi Aigars Kesenfelds, lidhje e oligarkut rus Oleg Boyko i sanksionuar nga SHBA, Ukraina dhe Australia.

Në 2018, Aigars Kesenfelds ia shet Lredon kompanisë AS Fenderson Properties, pas të cilës qëndron vetë. AS Fenderson Properties ndryshon emrin në AS Finitera.

Në 2020, AS Finitera ia shet Kredon kompanisë NF Capital për 1.6 milionë euro. NF Capital ndryshon emrin në AS Eleving Consumer Finance Holding.

Në 2021, AS Eleving Consumer Finance Holding i ka shitur 3% të kuotave Arlinda Muja për 150 mijë euro.

Pas Kredo me emra të ndryshëm dhe pronësi në dukje të ndryshime, qëndron letonezi Aigars Kesenfelds, dora e zezë Oleg Boyko.

Veprimtaria e zezë e Aigars Kesenfelds

Aigars Kesenfelds është i skeduar për krime financiare në Rusi, Luksemburg, Qipro, Panama, Bahama, Danimarkë si dhe i dyshuar për mashtrime me pasoja të rënda në Letoni, Lituani, Suedi, Finlandë dhe Maltë.

Dikur një menaxher kinemaje, Aigars Kesenfelds njihet si maskë e oligarkëve rusë pranë Putinit, për festat e harbura, luks i shrenuar, orgji, skema mashtrimi dhe ‘notim’ në para të pista.

Veprimtaria kriminale e Aigars Kesenfelds, pronar i Kredo.al me 5 emra; festa

Aigars Kesenfelds është pronari i vërtetë i 100 ndërmarrjeve të regjistruara në Letoni, mes tyre kompani huadhënëse jo-bankare si “AS Mogo”, platforma e huave të ndërsjella “AS Mintos Marketplace” dhe ndërmarrjeve të tjera të lidhura me hotele në qytetin Liepaja, sikurse “SIA Promenade Hotel” si dhe shumë kompani fitimprurëse me kapital të madh financiar.

Aigars Kesenfelds ka shpërndarë’ kompani edhe jashtë Letonisë si “Dyonne Trading & Investmets Limited” e regjistruar në Maltë apo “Monego” në Kosovë, në Maqedoni dhr Shqipëri, gjithmonë duke u fshehur prapa ‘pronësisë’.

Kosova dëboi Aigars Kesenfelds

Njësoj ka ndodhur edhe me “Monegon” në Kosovë, institucionin jo-bankar i cili në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë është regjistruar në emër të Egzon Halilit nga Prishtina.

Kreditë e shpejta por fatale për xhepat e kosovarëve që lëshoheshin nga “Monego” u ndaluan nga Banka Qendrore e Kosovës në virin 2021, e cila u vendosu drynin, përpos “Monegos”, edhe “Iute Creditit”.

Dyshimet ishin se përveç kredive me norma astronomike të interesit, ato po pastrojnë para për biznesmenë dhe persona të fuqishëm nga Estonia dhe Rusia.

“…Ne nuk do të lejojmë asnjë aktivitet që cenon sigurinë tonë kombëtare”, ka thënë guvernatori Fehmmi Mehmeti.

Më herët, Ambasada Amerikane në Prishtinë kishte kërkuar mbylljen e “Iute Credit” dhe “Monego”, për shkak të dyshimit se përmes tyre pastroheshin para.

Korrupsion dhe mashtrim

Në vitin 2008, Aigars Kesenfelds themelon 4Financë, duke aplikuar për herë të parë skemën e dhënies së kredive të vogla dhe të shpejta me interesa të larta. Grupi i përfituesve nga kjo skmë fshihej përmes kompanive të tjera të regjistruara në Belize, Qipro dhe Maltë.

Në vitin 2017, të ashtuquajturat ‘Dosjet e Maltës’ iu zbuluan gazetarëve investigativë ndërkombëtarë, të cilët treguan përfituesit e vërtetë të 4Finance.

Midis tetë bashkëpronarëve ishin të afërm të njerëzve me ndikim në politikën letoneze (dhëndri i tri herë ish-kryeministrit Edgars Dupats) Maris Martinsons, ish-nënkryetari i bashkisë së Rigës, Andris Ameriks, i cili dyshohet se ishte përfshirë në skandale korrupsioni dhe zyrtarë të tjerë të korruptuar.

Dhe më kryesori Oleg Boyko, oligarku rus pranë Putinit, në listën e zezë të SHBA, të Ukrainës dhe Australisë. Oleg Boyko kishte 100 milionë euro te 4Finance.

Skema e mashtrimit

Karteli i mikrokredive të Aigars Kesenfelds nisi të joshte mijëra qytetarë për të marrë kredi të shpejta, me komisione të fshehta dhe ndryshim rregullash rrugës, duke duke e fryrë interesin deri në 800 %.

Rregullatori shtetëror i biznesit në Letoni gjobiti 4Finance për reklamim joetik dhe për dështimin për të kontrolluar nëse huamarrësit do të ishin realisht në gjendje të paguanin kreditë. Dhe jo vetëm në Letoni, por për shkelje të ngjashme u dhanë dënime edhe në Lituani. Megjithatë, madhësia e gjobave ishte e vogël në krahasim me xhiron e kompanisë.

Në vitin 2016, u miratuan kufizimet e para, duke deklaruar se huamarrësit nuk mund të paguanin më shumë se dyfishin e shumës së principalit të kredisë. Dy vjet më vonë, reklamat u kufizuan, huadhënësve të kredisë me pagesë u kërkua të vlerësonin aftësinë paguese të klientëve dhe kreditë mund të jepeshin jo më shumë se tre herë.

Në vitin 2018, rregullatorët gjobitën me 80 000 euro, Mogo-n e Kesenfelds, për vlerësimin e pamjaftueshëm të aftësisë paguese të klientëve të saj.

Me qenë se shteti në vendin e tij reagoi për të mbrojtur qytetarëve, Aigars Kesenfelds vendosi të aplikonte skemat e zhvatjes në vende të tjeta ku shteti mund të korruptuhet dhe tradhtojë interesin publike. Mashtruesi i famshëm u zhvendos në Kenia, Shqipëri, Maqedoni, Kosovë, Armeni etj. Institucionet r Kosovës reagugan duke mbrojtur qytetarët dhe dëbuar fijen ruse Aigars Kesenfelds, ndërsa institucionet shqiptare ndajnë paratë e grabitura me Aigars Kesenfelds./Pamfleti

Publikuar nga Publik Media