E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama publikon detajet për homazhet publike në nder të Kadaresë
Lajme

Rama publikon detajet për homazhet publike në nder të Kadaresë

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka publikuar detajet lidhur me ceremoninë shtetërore për nderimin dhe përcjelljen e fundit të kolosit të letrave shqipe, Ismail Kadare.

Rama ka bërë të ditur se në orën 09:00, do të kryhen homazhet publike në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.

Gjithashtu, ai ka njoftuar se në orën 11:30 do të mbahet ceremonia shtetërore e Lamtumirës dhe në 12:30 niset kortezhi në drejtim të varrezave të Tufinës.

Kujtojmë se qeveria ka shpallur të martën dhe të mërkurën ditë zie, pas ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë. Kadare, konsiderohet si një nga kolosët e letërsisë shqiptare.

Autori i dhjetëra romaneve, poezive dhe eseve është një ndër shqiptarët më të njohur në botë, me veprat e tij të përkthyera në mbi 45 gjuhë të ndryshme të botës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.