Aksident fatal në Vorë, humb jetën 23-vjeçarja
Një aksident tragjik është regjistruar gjatë natës në aksin rrugor Vorë–Fushë-Prezë, ku një e re ka humbur jetën si pasojë e përplasjes së automjetit që drejtonte.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e mjetit dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si rezultat i plagëve të marra, 23-vjeçarja me inicialet E. E. u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë dëmtimeve.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Tiranës bën me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 00:00 të datës 13 shkurt 2026. Pas përplasjes së fortë me barrierat e rrugës, e reja ka marrë dëmtime të rënda dhe ka ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për veprime të mëtejshme ligjore.
Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe faktorët që mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të automjetit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



