Aksident te Ura e Dajlanit, një e vdekur dhe tre të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Durrës, në zonën e njohur si Ura e Dajlanit, duke sjellë pasoja tragjike.
Sipas informacioneve paraprake nga policia, rreth orës 22:15, një automjet që drejtohej nga një 26-vjeçar nga Fieri ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi, në lagjen nr. 4 të qytetit.
Si pasojë e përplasjes, ka humbur jetën në vend një vajzë 18-vjeçare që ndodhej si pasagjere në mjet. I plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i automjetit, si dhe dy këmbësorë që ndodheshin në zonë në momentin e aksidentit.
Të lënduarit janë transportuar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa gjendja e tyre po monitorohet nga stafi shëndetësor.
Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë grupi hetimor, i cili po kryen veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit të rëndë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



