E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksident tragjik, 24-vjeçari humb jetën në vend pas përplasjes
Lajme

Aksident tragjik, 24-vjeçari humb jetën në vend pas përplasjes

Një aksident tragjik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në zonën e Novoselës, ku një i ri ka humbur jetën.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00, në mbikalimin e Novoselës, në aksin rrugor që të çon drejt fshatit Akërni. Sipas të dhënave paraprake, automjeti i drejtuar nga shtetasi A. H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident të rëndë.

Si pasojë e përplasjes, i riu ka ndërruar jetë në vendngjarje, pa mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Autoritetet bëjnë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, si dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë humbje jete.

Njoftimi: 

Sot, rreth orës 03:00, në vendin e quajtur mbikalimi i Novoselës, në aksin rrugor në drejtim të fshatit Akërni, automjeti me drejtues shtetasin A. H., 24 vjeç, banues në Fier, është përfshirë në një aksident rrugor.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit A. H ka humbur jetën.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.