Aksidenti i tmerrshëm në Durrës, 8-vjeçari jashtë rrezikut për jetën
I mituri që mbeti i plagosur rëndë në aksidentin tragjik të ndodhur në Durrës ndodhet tashmë jashtë rrezikut për jetën. Burime nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 8-vjeçari ka kaluar fazën më kritike, por vijon të jetë nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore për shkak të dëmtimeve të marra.
Ngjarja e rëndë u regjistrua një ditë më parë, rreth orës 14:00, në zonën e njohur si ish-këneta. Si pasojë e përplasjes tragjike humbën jetën dy fëmijë të mitur, përkatësisht 10 dhe 12 vjeç, duke tronditur opinionin publik.
Sipas të dhënave paraprake, fëmijët ndodheshin duke luajtur në trotuar në momentin kur një automjet tip “Benz”, i drejtuar nga Nikoll Radaçi, doli nga kontrolli dhe i përplasi. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Pas ngjarjes, ai është larguar menjëherë nga vendi i aksidentit, por është identifikuar më pas nga policia dhe është shoqëruar në komisariat, ku edhe është vënë në pranga.
Verifikimet e mëtejshme kanë zbuluar se drejtuesi i automjetit ka precedentë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, përfshirë parakalime të rrezikshme dhe tejkalim të shpejtësisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



